Shtohet kolonia e shqiptarëve në Serinë B, mbrojtësi i U21 pranë firmës me Frosinonen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2022 | 19:44

Shtohet kolonia e shqiptarëve në Serinë B, mbrojtësi i U21 pranë firmës me Frosinonen

Një tjetër futbollist kuqezi do të bëhet shumë shpejt pjesë e Serisë B, e cila është kthyer në këto vite në një trampolinë të rëndësishme për shumë lojtarë. Serxhio Kalaj, mbrojtësi i Shqipërisë U21, është shumë pranë firmës me skuadrën e Frosinones, një ekip i cili ka ambicie që të kthehet përsëri në Serinë A.

kalaj

Sipas mediave italiane, Frosinone ka nisur bisedimet me klubin e Karrarese, ku luan aktualisht mbrojtësi shqiptar, duke synuar transferimin e tij përfundimtar. Nuk bëhen të ditura detajet e marrëveshjes, por raportohet se gjithçka është pranë finalizimit dhe Kalaj pritet të vazhdojë këtë edicion në Serinë B.

Kalaj ka qenë për disa vite pjesë e akademisë së Lacios nga ku u dha fillimisht huazim te Groseto, e së fundmi u transferua përfundimisht te Karrarese në Serinë C. Ai ka luajtur 18 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol në edicionin aktual.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"