Shqipëria U-21 sfidon sonte Anglinë, tre lojtarë i vëzhgon edhe trajneri Reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2022 | 14:24

Shqipëria U-21 sfidon sonte Anglinë, tre lojtarë i vëzhgon edhe trajneri Reja

Kombëtarja U-21 do të luajë sot në orën 20:45 ndeshjen e radhës kundër Anglisë, të vlefshme për grupin G eliminator. Pas tetë takimesh të zhvilluara, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi janë në vendin e parafundit, duke lënë pas vetëm Andorrën.

shqiperia u-21 1

Takimi i sotëm ndaj britanikëve kryesues të grupit do të zhvillohet në stadiumin e klubit të ligës inferiore, Çesterfilld FC, që ka një kapacitet prej 10.600 vendesh.

Në dispozicion të Bushit janë edhe tre lojtarë që u stërvitën fillimisht me Kombëtaren A, pikërisht mbrojtësit Adrian Bajrami dhe Kevin Haveri, si dhe sulmuesi Ernest Muçi.

Të tre janë në listën e pritjes nga trajneri Edi Reja dhe sot ky i fundit me siguri do t’i vëzhgojë për të grumbulluar ndonjë prej tyre për ndeshjet me Izraelin dhe Estoninë.

Trajneri Bushi ka provuar në seancën e fundit edhe formacionit që pritet të hedhë në fushë, ku do t’i kushtohet më shumë rëndësi aspektit mbrojtës.

Përballë është një nga ekipet më të mira dhe kuqezinjtë pritet të rreshtohen me skemën 3-5-2.

“Pavarësisht se ne kemi humbur shanset për t’u kualifikuar, motivimi do të jetë në maksimum”, ka premtuar Bushi.

Ndërkohë, pas ndeshjes së sotme me Anglinë, U21 do të mbyllë edicionin kundër Kosovës më 13 qershor, teksa ky takim do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 19:30.

SHQ

RE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"