Shqipëria U-21/ “Rikthimi në Kombëtare një ndjenjë e bukur”, Çelhaka e Tuci: Çdokush nga ne do hakmarrje ndaj Çekisë, tifozët do…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2022 | 17:01

Shqipëria U-21/ “Rikthimi në Kombëtare një ndjenjë e bukur”, Çelhaka e Tuci: Çdokush nga ne do hakmarrje ndaj Çekisë, tifozët do…

Shqipëria U-21 do të luajë këtë të premte në “Elbasan Arena” kundër Republikës Çeke në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2023. Pas kësaj ndeshjeve Kombëtarja e vogël do të përballet me Anglinë dhe skuadra e Alban Bushit ndërsa po stërvitet intensivisht për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze përballë këtyre dy kundërshtarëve jo të lehtë.

foto

Në prag të këtyre dy sfidave kanë folur Jurgen Çelhaka dhe Indrit Tuci, të cilët e vlerësojnë këtë grup të kuqezinjve, por theksojnë se do të japin maksimumin e tyre.

Jurgen Çelhaka( titullar i padiskutueshëm tek Legia e Varshavës në Poloni)

Rikthimi me Kombëtaren – Të rikthehesh me Kombëtaren është gjithnjë një ndjenjë e bukur. Shpresoj të mos kemi dëmtime gjatë kësaj kohe. Kemi dy kundërshtarë shumë të vështirë përballë. Të marrim maksimumin në ndeshjen e parë dhe pastaj do të mendojmë për ndeshjen e dytë.

Si e sheh grupin – Disa lojtarë kanë shkuar te Kombëtarja A, por kanë ardhur edhe prurje të reja dhe lojtarët që kanë qenë të dëmtuar. Mendoj se jemi një grup i mirë, kemi edhe lojtarë individualisht shumë të mirë. Kemi harmoni brenda ekipit. Me punë besoj se do marrim diçka të mirë në këto dy ndeshje.

Hakmarrje ndaj Çekisë? – Mund të jetë një hakmarrje sepse kemi bërë një paraqitje jo shumë të mirë aty. Jemi mundur me një rezultat të thellë dhe çdokush nga ne që ka qenë aty do që të hakmerret për atë humbje, në mënyrë sportive gjithmonë.

Legia? – Për mua është e rëndësishme që të marr minuta gjithmonë. Atje po më shkon gjithçka mirë. Fillimi ishte pak i vështirë, por tani po futem në formacion, dhe kjo është diçka e mirë jo vetëm për mua, por edhe për ekipin U-21, sepse vij me minuta nën këmbë dhe është diçka akoma edhe më e mirë.

Indrit Tuci( Protagonist me Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci)

Forma e Tucit? – Fizikisht ndihem shumë mirë, me ekipin po punojmë shumë mirë me trajnerin. Besoj se jemi në një gjendje të mirë dhe gati për ndeshje. Po vij te forma ime më e mirë pas një dëmtimi të gjatë dhe po e marr veten.

Si duket grupi i kuqezinjve? – Kam shumë besim tek ekipi ynë, shoh edhe fytyra të reja që nuk i kam parë te grumbullimet e kaluara. Çunat duken mjaft mirë dhe besoj që do bëjmë dy ndeshje mjaft të mira.

Synimet e skuadrës – Ne po luftojmë për vendin e dytë, vendin e parë. Besoj që në ndeshjet e ardhshme do të nisim të hakmerremi nga ai rezultat i thellë që u mundëm në Çeki. Besoj që do ia dalim me sukses.

Thirrje për tifozët – Mbështetja e tifozëve është shumë e rëndësishme për ne, besoj që do vijnë në stadium dhe do të na mbështesin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"