SHQIPËRIA U-21/ Kuqezinjtë gati për sfidën me Anglinë, dy ndeshje për t’i ikur vendit të parafundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2022 | 19:19

SHQIPËRIA U-21/ Kuqezinjtë gati për sfidën me Anglinë, dy ndeshje për t’i ikur vendit të parafundit

Kombëtarja U-21 ka udhëtuar që dje drejt Anglisë për ndeshjen që do të luajë nesër në orën 20:45 ndaj britanikëve në stadiumin ku si vendës i zhvillon takimet klubi i ligës inferiore, Çesterfilld FC. Bëhet fjalë për “Proact Technique Stadium”, një impiant modern që ka një kapacitet prej 10.600 vendesh. Prej gjashtë ditësh trajneri Alban Bushi ka punuar me një grup prej 22 lojtarësh.

KOMBETARJA-U21-800x400

 

I gatshëm për Shpresat do të jetë edhe mbrojtësi Adrian Bajrami, i cili është pajisur me pasaportë shqiptare dhe mund të aktivizohet që në ndeshjen ndaj Anglisë. Bashkë me gjashtë lojtarë të tjerë të U-21, ai ka qenë disa ditë edhe nën urdhrat e Edi Rejës. Deri më tani konfirmohet se nuk ka lojtarë që kanë pasur probleme me dëmtimet. Bushi ka provuar një formacion, ku do t’i kushtohet shumë rëndësi aspektit mbrojtës, për vetë faktin se përballë është një nga ekipet më të mira të grupit si Anglia. Kuqezinjtë mbajnë vendin e parafundit, duke qenë shumë larg pretendimeve që kanë pasur në fillim të edicionit. Megjithatë, ekipi i Bushit ka mundësinë të rikuperojë ndonjë pozicion deri në fund, pasi përveç ndeshjes së nesërme, do të mbyllë edicionin ndaj Kosovës më 13 qershor, teksa ky takim do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

BUSHI

Para nisjes në Angli, trajneri i U-21, Alban Bushi, ka thënë: “Për ne nuk ka shumë rëndësi klasifikimi, por loja e bukur dhe dërgimi i lojtarëve në ekipin A. Pavarësisht se ne kemi humbur shanset për t’u kualifikuar, motivimi do të jetë në maksimum. Është fundsezoni dhe lojtarët mund të mos jenë në formën e tyre maksimale, por janë të rinj. Nuk janë si Ronaldo me 60 ndeshje në vit dhe kanë nevojë për pushim. Ata kanë nevojë për pak pushim dhe shumë punë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"