Shqipëria U-17 e pëson në fund nga Kroacia, shpresat për fazën e dytë të Eliminatoreve të Europianit mbeten gjallë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2022 | 14:59

Shqipëria U-17 e pëson në fund nga Kroacia, shpresat për fazën e dytë të Eliminatoreve të Europianit mbeten gjallë

Shqipëria U-17 është mundur në minutat e fundit ndaj Kroacisë me rezultatin 1-0 e vlefshme për fazën e parë të Eliminatoreve të Europianit.

kombetarja_u17_eliminatoret_europiani_suedi_formacioni (1)

Një gol i shënuar nga Çalusiç në minutën e 90+1’ vendosi takimin, duke ndëshkuar kuqezinjtë e drejtuar nga Ervin Bulku.

Kështu Shqipëria zbret në vendin e 3 në grupin 7 me 3 pikë, teksa do t’i duhet një fitore ndaj Uellsit, ose një barazim në rast se Suedia mund Kroacinë, për t’u kualifikuar në fazën e dytë të Eliminatoreve të Europianit.

REZULTATI:

KROACI U17 1-0 SHQIPËRI U17

Çalusiç 90+1’

FORMACIONET:

79878

RENDITJA:

123

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"