SHQIPËRI-KOSOVË/ Kombëtarja U-21, sot për një mbyllje me nder në kualifikueset e Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2022 | 10:50

SHQIPËRI-KOSOVË/ Kombëtarja U-21, sot për një mbyllje me nder në kualifikueset e Europianit

Kombëtarja U-21 luan sot kundër Kosovës në orën 19:30 në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e fundit për këtë edicion në grupin G.

shqiperia u-21 1

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi kanë shansin t’i ikin vendit të parafundit nëse fitojnë, duke parakaluar pikërisht Kosovën, që ka dy pikë më tepër në renditje dhe pozicionohet e katërta.

Shpresat kanë kryer seancën e fundit dje në Elbasan, duke punuar më tepër në aspektin taktik. Sfida e parë e grupit mes dy ekipeve në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me fitoren 2-1 të Kosovës.

Ditët e fundit nga U-21 janë larguar dy lojtarë: portieri Simon Simoni dhe mbrojtësi i majtë, Kevin Haveri, të cilët do të jenë pjesë e Kombëtares A për miqësoren e sotme ndaj Estonisë, që nis në orën 18:00.

Bushi nuk do të ketë në këtë takim as mesfushorin me tipare sulmuese, Armando Dobra, i cili është i skualifikuar për shkak kartonësh.

Mungesa tjetër e konfirmuar është edhe ajo e portierit Angelos Tafas, i cili u dëmtua para ndeshjes në Angli dhe u zëvendësua nga Bruno Puja.

Sipas asaj që raporton faqja zyrtare e FSHF-së, skuadra është shfaqur në gjendje të mirë dhe të gjithë lojtarët janë të motivuar për të bërë një mbyllje me fitore ndaj Kosovës në këtë edicion.

Trajneri Bushi pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjen në Angli.

PROBLEMET – Në nëntë ndeshje të luajtura për grupin G eliminator, Shqipëria ka pësuar plot 16 gola. Përveç Andorrës së vendit të fundit që ka pësuar 21 gola, të gjitha ekipet e tjera janë shumë më mirë se kuqezinjtë në këtë aspekt.

Problemet në mbrojtje kanë qenë të mëdha dhe kjo u tregua edhe në ndeshjen ndaj Anglisë.

Gjithashtu edhe faza sulmuese ka lënë për të dëshiruar, me vetëm 8 gola të shënuar.

re

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"