Shpresat e të ardhmes zhgënjejnë në ndeshjen e parë, skuadra e Bushit mundet nga Maqedonia në turneun kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 18:35

Shpresat e të ardhmes zhgënjejnë në ndeshjen e parë, skuadra e Bushit mundet nga Maqedonia në turneun kroat

Përfaqësuesja Shpresa po merr pjesë në këto ditë në një miniturne në Kroaci, ku trajneri Alban Bushi ka në plan të shohë lojtarët me të cilët do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Europianit të kësaj grupmoshe. Një rrugëtim i cili në fakt nuk ka nisur me këmbën e mbarë, pasi kuqezinjtë janë mundur nga bashkëmoshatarët e Maqedonisë së Veriut me shifrat 3-1.

shpresat u21

Sfida ka filluar e shpejtë me një gol të maqedonasve në minutën e 9 dhe kundërpërgjigjen e Pajazitit në të 17-ën për të barazuar rezultatin. Por më pas skuadra maqedonase ka bërë më mirë në fushën e lojës përballë kuqezinjve, duke gjetur edhe dy herë të tjera rrjetën brenda pak minutash në fillimin e pjesës së dytë, duke i shkaktuar Shqipërisë humbje në sfidën e parë të planifikuar gjatë qëndrimit në Kroaci ku pas dy ditësh ndeshet edhe me ekipin vendas.

Formacioni titullar i Shqipërisë U21: Molla, Smajli, Ndoj, Mitaj, Goga, Frroku, Asallari, Pajaziti, Berisha, Shpendi, Toçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"