Shpiku një perlë, Kallaku: Më kanë ndihmuar ndeshjet me Kombëtaren, vendin e parë dua ta kemi përgjithmonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 20:23

Shpiku një perlë, Kallaku: Më kanë ndihmuar ndeshjet me Kombëtaren, vendin e parë dua ta kemi përgjithmonë

Sherif Kallaku u shpall lojtari më i mirë në sfidën mes Teutës dhe Flamurtarit, fituar nga durrsakët me shifrat 1-0.

kallaku

Në intervistën për “Supersport” pas ndeshjes, autori i golit të vetëm u shpreh se gëzohet që realizimi i tij vlen edhe 3 pikë, ndërsa deklaron gjithashtu se edhe ndeshjet me Kombëtaren U-21 i japin më shumë personalitet në fushë.

Ke vendosur që çdo gol i joti do vlejë 3 pikë?

Më vjen mirë që vlen 3 pikë, por është me shumë vlera për skuadrën.

Ndjenit një presion, se luanit ndaj ekipit të fundit?

Presioni ishte i brendshëm te lojtarët, duke parë se edhe vjet kemi lënë pikë me ekipet poshtë në klasifikim. Sot e thyem diçka të tillë.

Sa shijon vendi i parë?

Vendi i parë është për disa ditë. Të shohim rezultatet e tjera. Shpresojmë ta kemi përgjithmonë vendin e parë.

Sa ju ndihmojnë ndeshjet me Shpresat për rritjen e personalitetit?

Ndeshjet e Kombëtares janë ndjesi tjetër, dhe të bën të ndihesh më lart edhe në kampionat shqiptar. Kam kaluar edhe një dëmtim të vështirë, dhe më vjen mirë që sot e rrita lojën time.

E ke kaluar dëmtimin plotësisht?

Dëmtimin e kam kaluar 100%, por nuk jam akoma aty ku duhet. Me punë do arrij aty ku kam qenë, dhe ku duhet të jem.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"