Shpërthen Gerd Haxhiu: Penallti qesharake, gjyqtar bastard! (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2017 | 16:46

Shpërthen Gerd Haxhiu: Penallti qesharake, gjyqtar bastard! (VIDEO)

Akuza shumë të ashpra të trajnerit Gerd Haxhiu pas përfundimit të ndeshjes mes Korabit dhe Skënderbeut në Elbasan. I pyetur në “Gol pas Goli” për penalltinë që vendosi ndeshjen, tekniku i dibranëve lëshoi një mori akuzash pasi pa pamjet filmike.

haxhiu

Për penalltinë

“Qesharake. Është qesharake, nuk ka kontakt, nuk është se po pretendojmë se ka kontakt, nuk merrem me drejtimin e topit. Lojtari i Skënderbeut ka humbur ekuilibrin. Ne i japim detyrë lojtarëve të kenë sjellje qytetare dhe besoj se e kanë kryer detyrën që nga ndeshja e parë që jam këtu. Edhe unë jam munduar të kem një etikë qytetare brenda rregullave.

Ashtu edhe sot, desha ta shikoja vetë dhe jo t’u besoja klubit dhe duhet të them që janë bastardë. E kemi profesion, pasion, përveç se punë dhe ndëshkohemi me veprim të papërgjegjshme. Javën e kaluar ishte Sokoli, këtë javë ky nga Vlora që turp t’i vijë, e them me plot gojë bastard.

Nuk e kuptoj pse i bën federata ato takime me kapitenët e gjyqtarët. Kapitenët tanë kanë qenë korrektë dhe gjykimi na penalizon. Nuk e di çfarë mund të bëjmë ne. Nuk ka vend për koment, jemi skuadër modeste, nuk tolerojmë, po bëjmë futbollin më korrekt të mundshëm. E përsëris, gjyqtar bastard”.

Për ndeshjen

“Zakonisht kam qenë korrekt dhe kam folur i qetë dhe i kujdesshëm në deklarata. Për anën teknike të ndeshjes ishim përgatitur deri në momentin e golit të ashtuquajtur kemi interpretuar në fazën mbrojtëse në perfeksion. Do të tentonim në momentin kur Skënderbeu të çbilancohej, do të kërkonim diçka se ne na bënin punë tre pikët, edhe pse një me Skënderbeun nuk do të ishte keq. E vendosi gjyqtari takimin.

Jam i kënaqur nga lojtarët e mi që kanë dhënë maksimumin, me gabime të vogla, por luajtën mirë. Mund të bënim më shumë në fazën e ndërtimit, por nuk mund të qahem. Unë nuk kam bërë viktimën dhe nuk e kam bërë kurrë, me atë që kam në dispozicion do mbyll kampionatin. Kjo penallti është qesharake, është turp se Skënderbeu është skuadër që e kam shumë për zemër”.

Për të ardhmen dhe kthimin në Dibër

“E dimë shumë mirë se sidomos në futbollin shqiptar, faktori fushë është vendimtar, aq më tepër një tifozeri si ajo e jona. Nëse Partizani shkon në Elbasan për 30 minuta dhe klubi organizon autobuzë, imagjinoni tifozerinë e Dibrës. Nuk ka shfaqje me stadium bosh, imagjinoni një skuadër pa tifozerinë e vetë. Nuk dua të nxjerr justifikime. Korabi mund të jetë nga klubet e vetme të paguara. Lojtarët i interpretojnë nga ana profesionale të gjitha drejt, klubi gjithashtu paguan gjithçka, edhe qeratë e tyre. Dhe vijmë në një derexhe të tillë, ndëshkohemi nga një episod i tillë.

Kam thënë se deri në momentin që Haxhiu do të jetë trajner i Korabit, i kemi të gjitha finale që do të luajmë, deri në ndeshjen e fundit. Nuk kemi ndeshje të lehta, duke ditur edhe pozicionin në çdo fushë, duhet të japim më të mirën në çdo ndeshje, me shpresën e zotit që këta të gjykimit t’i thërrasin trurit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"