Shpërthen Emiljano Çela: Arbitrim tendencioz ndaj Flamurtarit, nuk e di kush vesh është i hapur të më dëgjojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2023 | 16:03

Shpërthen Emiljano Çela: Arbitrim tendencioz ndaj Flamurtarit, nuk e di kush vesh është i hapur të më dëgjojë

Trajneri i Flamurtarit, Emiljano Çela ka dhënë një intervistë pas fitores ndaj Korabit në transfertë.

bandicam 2023-11-06 15-48-10-662

“Ishte një ambient fantastik këtu në Dibër, u ktheva me nostalgji se kam luajtur me Korabin, çdo gjë ishte perferkte, fusha, organizimi, tifozeria. Dua të jem I drejtpërdrejtë dhe i sinqertë, nuk mund të fshihemi sot pas kësaj fitore, ishte një arbitrim gjatë gjithë kohës tendencioz. Sinqerisht dorëzohem me këtë punë, nuk do të flas më sepse nuk di çfarë të bëj më dhe ku të flas më dhe nuk e di kush vesh është i hapur të më dëgjojë. Ishte një penallti flagrante, kartona, faulle të paqenë gjatë gjithë kohës. E futa takimin më në ekuilibër, nuk kërkova më të ishim bukur, doja të ishim më në lojë. Kërkoja limit për të bërë mbyllje të aksionit, në disa momente u realizua në mënyrë perfekte. Është një fitore e merituar, duhej që djemve tju qeshte buza, e merituam fitoren”, deklaroi ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"