Shorti i Championsit/ Real-Siti, Atletiko Madridi sfidon Bajernin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2016 | 13:23

Shorti i Championsit/ Real-Siti, Atletiko Madridi sfidon Bajernin

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për gjysmëfinalet e Champions League. Përballja të nxehta dhe emocionuese. Katër skuadrat e kualifikuara garantojnë ndeshje të nivelit maksimal dhe drithërima për tifozët. championsKështu, goglat e tërhequra nga ish-mesfushori i Interit Dejan Stankoviç kanë vënë përballë Bajernin e Mynihut me Atletikon e Madridit ndërsa sfida tjetër është ajo mes Mançester Sitit dhe Real Madridit.

Dy përballje të zjarrta të cilat garantojnë spektakël dhe emocion.

Mançesteri i Pelegrinit po shijon për herë të parë pjesëmarrjen në këtë raund të Ligës së Kampioneve dhe kërkon që të shkojë sa më gjatë, pa u ndier nën presion. Reali do Champions-in për të shpëtuar sezonin zhgënjyes në kampionatin vendës (u eliminua nga Kupa, renditet i treti në kampionat).

Bajerni dëshiron që të largojë Pep Guardiolën me një trofe të rëndësishëm si Championsi, misioni që pati prej ditës së parë në krye të klubit gjerman.

Ndërsa Atletiko kërkon që të thyejë tersin, pas dy finaleve të humbura. Kush do t’ia dalë? Duelet mësohen sot, ndeshjet e para luhen më 26-7 prill dhe të kthimit më 3-4 maj. Finalja e madhe luhet në Milano më 28 maj.

Mancester Siti – Real Madrid
Atletiko Madrid – Bajern Mynih

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"