Shortet e kompeticioneve evropiane, derbi italian Milan-Roma hyn në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 14:43

Shortet e kompeticioneve evropiane, derbi italian Milan-Roma hyn në histori

Shortet e sotme në tre kompeticionet e UEFA-s për fazën çerekfinale dhuruan disa përballje të forta, por Milan-Roma do të jetë e paprecedentë në historinë e kupave evropiane.

milan roma

Kurrë më parë kuqezinjtë dhe verdhekuqtë nuk i kanë kryqëzuar rrugët jashtë kufijve të Serisë A apo Kupës së Italisë, duke e bërë të paprecedentë sfidën e dyfishtë çerekfinale të “Europa League”.

Ndeshja e fundit jo për kampionat mes dy skuadrave në fjalë daton në vitin 2007, kur verdhekuqtë triumfonin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Luçiano Spaleti dhe Karlo Ançeloti drejtonin asokohe në stolat e dy skuadrave, ndërsa trajneri i sotëm verdhekuq, Daniele De Rossi, ishte padyshim në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"