Short favorizues deri në “play off” për të kuqtë/ Ja situate tek Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2023 | 22:24

Short favorizues deri në “play off” për të kuqtë/ Ja situate tek Partizani

Partizani ka një shans të artë për të kapur “play off”-in e Ligës së Konferencës. Pas këtij hapi cilësor ndaj Atletik Eskaldes, tashmë të kuqtë mund të mendojnë edhe për kundërshtarin e turit të tretë, që do të jetë një mes letonezëve të Valmierës dhe Tre Pene të San Marinos.

partizaniiii

Në rast kualifikimi, Partizani do ta luajë ndeshjen e parë në transfertë, çka përbën avantazh më vete.

Nëse Partizani kalon Atletik Eskaldes dhe një mes dy emrave të mësipërme, shorti do t’i vërë përballë kampionet humbëse të turit të dytë të Champions League.

Edhe në këtë rast Partizani nuk do të ndeshej me një kundërshtar “monstruoz”. Ekipe si Zalgiris, Olimpia Ljubjana, HJK apo Zrinjski mund të bien përballë të kuqve nëse shkojnë deri në “play off”.

VALMIERA – Skuadra letoneze është favoritja absolute për t’u përballur me Partizanin nëse kalon Atletik.

Kemi të bëjmë me një klub mjaft serioz dhe me një skuadër e cila në letër mund të konsiderohet e barabartë me Partizanin, duke marrë parasysh vlerën e lojtarëve në merkato, që vlerësohen 6.25 milionë euro, aq sa edhe Partizani.

Në Champions League kampionia e Letonisë u eliminua nga Olimpija Ljubjana.

Ndryshe nga viti 2022, në këtë sezon Valmiera nuk është më e njëjta, pasi ka shitur tre yjet kryesore të ekipit. Aktualisht letonezët kanë luajtur plot 23 javë kampionat dhe renditen të tretët me 24 pikë larg Rigës në krye. Letonezët janë një rival i kalueshëm.

TRE PENE – Kundërshtari tjetër i mundshëm për Partizanin është Tre Pene, kampionia e San Marinos, që ka një vlerë në merkato prej vetëm 1.2 milionë eurosh. Ajo është e përbërë më së shumti nga futbollistë gjysmë amatorë. Lojtari më i vlefshëm i tyre kushton 150 mijë euro. Gjithsesi, që të ndeshen me Partizanin ata duhet të kalojnë pengesën “Valmiera”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"