“Shoh dëshirën e lojtarëve dhe janë të vetëdijshëm që…”, flet Gatuzo: Do të tentojmë përmbysjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 16:43

“Shoh dëshirën e lojtarëve dhe janë të vetëdijshëm që…”, flet Gatuzo: Do të tentojmë përmbysjen

Ende i detyruar të përballet me polemikat, zërat e shkarkimit dhe mbi të gjitha situata joideale në infermierinë e tij, përfshirë edhe traumën në kokë që pësoi Osimhen në ndeshjen kundër Atalantës.

gatuzo

Por, Xhenaro Gatuzos nuk i mungon absolutisht forca për të luftuar dhe ndaj Granadës sot në ndeshjen e kthimit të 1/16-ave të Ligës së Europës, do kërkojë të përmbysë disavantazhin 2-0 të ndeshjes së vajtjes:

“Shoh dëshirën e djemve që e dinë se po kalojnë një moment negativ, i cili duhet të na japë të gjithëve diçka më shumë. Kemi një mundësi të mirë për ta përmbysur rezultatin e vështirë dhe duhet ta provojmë. Osimhen mungon, ndërsa Mertens ka vetëm 20 minuta në këmbë”.

f

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"