Shnejder: Van Gal “gjeni i çmendur”, isha aq pranë ta godisja me kokë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 9:56

Shnejder: Van Gal “gjeni i çmendur”, isha aq pranë ta godisja me kokë…

Uezli Shnejder dhe Luis Van Gal: dy “kokëfortë” që mund të ndezin një zënkë nga momenti në moment, si ajo e treguar nga ishmesfushori i Interit për holandezen “Telegraaf”.

article-2661387-1EB6268100000578-91_634x484

“Është një gjeni i çmendur: ky është vërtet përcaktimi i duhur, – ka thënë fantazisti. – Prania e tij funksionoi në 2014-ën: si asistent i Blind ishte shumë i rëndësishëm me diskutimet dhe analizat mbi kundërshtarin”. Më pas, futbollisti hyn në detaj: “Për një moment isha gati t’i jepja një goditje me kokë në hundë: ndodhi gjatë një udhëtimi në Azi, në qershor 2013. Mënyra si më hoqi shiritin në atë moment ishte skandaloze, më la mënjanë sikur të kisha festuar pas një ndeshjeje; në të vërtetë ishte datëlindja ime ku ndodhej edhe gjyshja. Prisja më shumë respekt. Dhe ju më njihni: m’u mjegullua pamja, por për fat numërova deri në dhjetë dhe arsyetova”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"