Shkëndija fiton në transfertë dhe thellon diferencën me Vardarin (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2017 | 15:48

Shkëndija fiton në transfertë dhe thellon diferencën me Vardarin (Video)

Shkëndija e Tetovës është duke ecur në rrugën e duhur në kampionatin maqedonas, teksa kryeson tabelën e renditjes me diferencë +10 nga ndjekësit më të afërt të Akademisë Pandev, të cilët u mundën ditën e djeshme me rezultatin 3-1 ndaj Renovës.

Shkendija 0-2

Kuqezinjtë e Qatim Osmanit, kanë fituar në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj Pobedës falë golave të shënuar nga Ferhan Hasani në minutën e 9-të me 11-metërsh dhe Besart Ibraimi në minutën e 90-të.

Shkendija

Ndërkohë rivali tjetër i tetovarëve, Vardari, nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Sileksit dhe aktualisht ndodhet 11 pikë poshtë Shkëndijës. Kujtojmë që skuadra nga Shkupi ka dy ndeshje më pak. Sfidën e radhës skuadra shqiptare do ta luajë në shtëpi ndaj Rabotniçkit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"