Shkëmbi i kthehet rreshtimit me 4 mbrojtës, Çinedu i vetëm në sulm. Ja formacionet e mundshme të Dinamo-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 9:20

Shkëmbi i kthehet rreshtimit me 4 mbrojtës, Çinedu i vetëm në sulm. Ja formacionet e mundshme të Dinamo-Egnatia

Skema me tre mbrojtës në ndeshjen e Kupës me Tiranën nuk dha atë rezultat që pritej dhe sot blutë do të kthehen në rreshtimin me të cilin e kanë nisur këtë kampionat.

dinamo

Kuptohet që zgjedhjet e trajnerit Shkëmbi janë të diktuara edhe nga mungesat. Dinamo do t’i rikthehet rreshtimit me katër mbrojtës dhe ata janë Maliqi, Sofranak, Imami dhe Isaevski. Në portë do të luajë Edvan Bakaj, si zakonisht.

Duket se ato minuta që Maliqi luajti ndaj Tiranës e kanë bindur trajnerin Shkëmbi t’i besojë një fanellë titullari, duke bërë që Siljanovski të aktivizohet sërish në qendër të mesfushës, bashkë me Demirin.

Në treshen që do të mbështesin Stefen Çinedunë në sulm, do të jenë Mihana në të majtë, kapiteni Ibraimi në qendër dhe Gavazaj në të djathtë. Në krahasim me ndeshjen e fundit në Kupë, në stol do të ulen Bardhi dhe Skuka, kurse Mihana kthehet nga minuta e parë.

Trajneri Shkëmbi pritet të luajë me skemën 4-2-3-1, teksa përballë është një kundërshtar që në transfertë ka bërë gjithmonë mirë. Duhet të themi ne Harizaj vazhdon të mungojë. Dëmtimi i tij kërkon ende kohë për rikuperim.

Ndërsa sa i përket formacionit të Egnatias, Magani pritet ta rreshtojë ekipin me formacionin 4-4-2, me Isenin dhe Pedro që do të mbulojnë sulmin e rrogozhinasve.

de

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"