Shkëlqimi i Kallakut në një video, mesfushori: Kënaqësi kur të përcjellin legjendat e Lokomotivës së Durrësit për te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 13:11

Shkëlqimi i Kallakut në një video, mesfushori: Kënaqësi kur të përcjellin legjendat e Lokomotivës së Durrësit për te…

Sherif Kallaku ka mbyllur aventurën e tij me Teutën, teksa do të vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, me Lokomotivën e Zagrebit.

KALLAKU

Në një foto të postuar në profilin e tij zyrtar, mesfushori shfaqet krahë ish-lojtarëve legjendarë të Teutës. “Kënaqësi e madhe të të përcjellin legjendat e Lokomotivës së Durrësit për te Lokomotiva e Zagrebit”, shkruan Kallaku.

117100280_782124542526817_1973415196705278109_n

Në foto krahë Kallakut janë Maksut Leshteni, Ftmir Hima, Agim Çela, Niko Jani, Isuf Idrizi dhe Edmond Zalla.

Ndërkohë pak minuta më parë Teuta ka publikuar një video, ku tregohet i gjithë shkëlqimi i Kallakut me skuadrën durrsake, me gola dhe asiste të shumta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"