Shkëlqeu me Shpresat, skuadra e njohur italiane kërkon Vrionin. Legjenda e Milanit e do nën urdhrat e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 21:21

Shkëlqeu me Shpresat, skuadra e njohur italiane kërkon Vrionin. Legjenda e Milanit e do nën urdhrat e tij

Xhakomo Vrioni mund të largohet nga Juventusi i 23-vjeçarëve, për tu rikthyer përsëri në Serinë B.

Vrioni

Mediat italiane shkruajnë se Frosinone është vënë në gjurmët e sulmuesit shqiptar, i cili në grumbullimin e fundit me kombëtaren Shpresa, tregoi paraqitje të shkëlqyera, duke dhënë asist në ndeshjen me Austrinë dhe shënoi në fitoren 3-1 ndaj Andorrës.

Frosinone, skuadër e cila militon në Serinë B, ka shfaqur interes për të marrë Vrionin nga Juventusi, pasi shihet si profili ideal për t’i besuar stolin, me objektivin që është ngjitja në Serinë A.

Vrioni

Te Frosionone, Vrioni do vihej nën urdhrat e legjendës së Milanit, Alesandro Nesta, i cili e dërgoi skuadrën shumë afër ngjitjes në Serinë A, por dështoi në ndeshjen finale ndaj Specias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"