Shkëlqeu me moshat, talenti shqiptar firmos kontratë me Volfsburgun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 20:39

Shkëlqeu me moshat, talenti shqiptar firmos kontratë me Volfsburgun

Mesfushori me origjinë shqiptare, Elvis Rexhbecaj, firmosi ditën e djeshme kontratën e tij të parë si profesionist me skuadrën e Volfsburgut.

Shqiptari

Talenti 19-vjeçar fillimisht është aktivizuar tek ekipi i moshave, më pas ai kaloi te skuadra U-23. Falë paraqitjeve të shkëlqyera, Rexhbecaj arriti të fitonte edhe vendin e titullarit, ku në 20 takime në kampionat ai arriti të shënonte 2 gola. Kaq u ka mjaftuar drejtuesve të Volfsburgut për t’i ofruar një kontratë profesionisti.

Rexhbecaj

Shqiptari ka qënë pjese e skuadrës gjatë fazës përgatitore të zhvilluar para startit të kampionatit duke lënë përshtypje mjaft të mira te drejtuesit e klubit gjerman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"