Shkëlqen në Shqipëri, por ekipi i femrave të Vllaznisë turpërohet në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2018 | 20:49

Shkëlqen në Shqipëri, por ekipi i femrave të Vllaznisë turpërohet në Europë

Ekipi i Vllaznisë së femrave e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën e saj në Uefa Champions League. Vajzat e trajnerit Nikolin Leka janë mundur me rezultat 5-0 nga Sarajevo, një ekip të cilin e kishin mundur më parë me rezultat minimal 1-0.

Vllaznia-EKSPRES-750x430

Mungesa e konkurrencës në Shqipëri duket se nuk i bën mirë skuadrës shkodrane. Në kampionatin shqiptar ekipi i Vlaznisë arrin të shkëlqejë dhe të tregoj gjithçka nga vetja ndërkohë që në Europë ka diçka që nuk shkon mirë. Si pjesëtar në grupin 8, ekipi shkodran ka akoma shanse për kualifikim por duhet me patjetër që të tregojnë më të mirën e tyre në dy ndeshjet e ardhëshme përballë Parnu Jalgpalliklubi dhe Aneni Noi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"