“Shkatërruam çdo gjë që kishim ndërtuar”, Hallaçi e ka me skuadrën e tij: Humbje katastrofike, mungoi dëshira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2023 | 17:30

“Shkatërruam çdo gjë që kishim ndërtuar”, Hallaçi e ka me skuadrën e tij: Humbje katastrofike, mungoi dëshira

Kukësi pësoi një humbje të rëndë përballë Kastriotit në finalen e mbijetesës në javën e 30-të të Superiores. Për këtë takim, trajneri i verilindorëve, Rraman Hallaçi, i cili u shpreh vërtet i zhgënjyer nga skuadra e tij.

bandicam 2023-04-23 17-24-40-327

“S’mund të themi që ishte një ndeshje e dominuar. Nëse nuk e rrezikon kundërshtarin nuk është ndeshje e dominuar. Kundërshtari shënoi gol dhe u ngjit me forcën e saj. Sot shkatërruam çdo gjë që kishim ndërtuar. Pjesa e dytë ishte për të ardhur keq. Një pjesë e dytë totalisht e dobët. Nuk gjetëm hapësira, mungoi grinta, mungoi dëshira. Ne humbëm dhe me Egnatian, por skuadra kishte diçka më shumë. Sot ishte një humbje katastrofike.

Shkuam dy-tre herë duke iu afruar. Nuk duhet t’ia lëmë në dorë fatit. Nuk është thjeshtë të bësh një pasim dhe të mbarosh punë. Kundërshtari u tërhoq në thellësi., ne nuk i krijuam mundësitë. Mungoi dëshira, forca karakteri, mungoi çdo gjë në vazhdim”, u shpreh Hallaçi për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"