Shkarkimi i Shkëmbit, Renato Arapi: Marrëdhënia jonë ka qenë e drejtpërdrejtë, e kam shijuar futbollin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 16:43

Shkarkimi i Shkëmbit, Renato Arapi: Marrëdhënia jonë ka qenë e drejtpërdrejtë, e kam shijuar futbollin…

Bledi Shkëmbi u shkarkua ditën e djeshme nga drejtimi i Teutës, menjëherë pas humbjes me shifrat e thella 4-0 ndaj Kukësit.bledi shkembi

Për këtë largim të teknikut korçar nga stoli i Teutës, ka shkruar edhe kapiteni i Teutës, Renato Arapi.

Ky i fundit ka postuar një foto me Shkëmbin në “Facebook”, të cilën e shoqëron me shkrimin: “E kam shijuar futbollin që kemi luajtur bashkë, por e kam shijuar edhe kur të kisha si trajner.

Vendosa që ta postoj foton ‘Bardh e Zi’ për arsye se marrëdhënia jonë ka qenë e drejtpërdrejtë dhe pa ‘ngjyra’ në mes. Të uroj suksese kudo të shkosh.”, shkruan Arapi në statusin e tij.

RENATO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"