Shiritin e kapitenit e merr Berisha, Panuçi mban premtimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 17:03

Shiritin e kapitenit e merr Berisha, Panuçi mban premtimin

“Kapiten do jetë ai që ka më shumë prezenca me Kombëtaren shqiptare. Më qëlloi të isha unë një herë në karrierë me Italinë, sepse ishin të dëmtuar të tjerët dhe kisha më shumë ndeshje”. Kështu është shprehur trajneri kuqezi, Kristian Panuçi, kur është pyetur për lojtarin që do të mbajë shiritin e kapitenit te Shqipëria.

berisha

Dje, kundër Spanjës, në mungesë të Ansi Agollit (e nisi nga stoli) dhe Mërgim Mavrajt, trajneri ia besoi shiritin Etrit Berishës. Në fakt, mendohej se do të ishte Elseid Hysaj kapiten, pasi edhe në të kaluarën, kur ka munguar Agolli, shiritin e ka mbajtur shkodrani ose Mavraj.

Gjithsesi, Panuçi mbajti premtimin që kishte dhënë, duke bërë kapiten atë që ka luajtur më shumë ndeshje me fanellën kuqezi. Dje Berisha luajti takimin e 47-të me Shqipërinë, ndërsa Hysaj të 36-in. Edhe kur Agolli u aktivizua në pjesën e dytë, sërish shiriti mbeti në krahun e portierit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"