Shikoni statistikat e Nojerit, kritikët kanë të drejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 10:17

Shikoni statistikat e Nojerit, kritikët kanë të drejtë

Statistikat tregojnë se Manuel Nojer është duke zhvilluar sezonin më të dobët me Bajernin, që nga viti 2004. Bavarezët po kalojnë aktualisht një krizë rezultatesh dhe asnjë nga lojtarët më të mirë nuk i ka shpëtuar kësaj periudhe negative. Madje, as fituesi i katër herëve portieri më i mirë në botë, Manuel Nojer.

nojer-470x326

Sipas “OPTA”-s, kapiteni i gjermanëve ka pritur vetëm 58% të topave në drejtim të portës së tij. Vetëm dy herë ka arritur të mbajë të paprekur portën në këtë sezon Nojer, i cili është shprehur disa ditë më parë se ishte në formë të mirë dhe se nuk po haste asnjë problem. “Jam në një nivel të mirë dhe nuk kam asnjë shqetësim. Këtë e kam treguar edhe në ndeshjet e luajtura”, qe një deklaratë ndryshe nga ajo çfarë thonë numrat për të.

nojer

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"