Shifrat/ Transfertat me siklet për Partizanin, “demat” kanë diferencë me rivalët direkt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 9:21

Shifrat/ Transfertat me siklet për Partizanin, “demat” kanë diferencë me rivalët direkt

Partizani nuk i ka punët mirë me transfertat, nëse i krahasojmë me rivalët, por edhe me ndeshjet që të kuqtë kanë luajtur në shtëpinë e tyre.

PARTIZANI

Pas Erzenit, Partizanin e presin edhe dy ndeshje të tjera jashtë, teksa deri më tani ka luajtur 12 sfida larg shtëpisë. Pikërisht në këto beteja, duket se të kuqtë e kanë humbur edhe garën me Egnatian. Skuadra e trajnerit Shehi ka grumbulluar vetëm 17 pikë në 12 ndeshje, plot 8 më pak sesa Egnatia kryesuese dhe 1 pikë më pak sesa Vllaznia.

Tirana ka grumbulluar 22 pikë, por ka luajtur dy ndeshje më shumë si pritëse. Sa i përket golave, të kuqtë vuajnë për të gjetur rrjetën në ndeshjet jashtë, pasi kanë shënuar vetëm 12 herë, sa gjysma e Egnatias dhe Tiranës.

Por në mbrojtje kanë bërë shumë mirë, pasi kanë pësuar vetëm 10 herë, më pak sesa të gjithë, përveç Laçit. Krahasuar me ndeshjet në shtëpi, Partizani grumbullon 9 pikë më pak në transferta, por duhet theksuar se “demat” kanë luajtur dy sfida më shumë si pritës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"