Shifra të frikshme, Tirana vendos diktatin që në start

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2017 | 12:51

Shifra të frikshme, Tirana vendos diktatin që në start

Tirana vendos dikta tin në Kategorinë e Parë. Bardheblutë po e shijojnë në maksimum këtë eksperiencë të parë në Kategorinë e Parë. Shtatë gola të shënuar, asnjë i pësuar, nëntë pikë të plota në tri ndeshjet e para dhe vendi i parë në grup.

tirana besa

Nëse dikush kishte dyshime se kryeqytetasit do të kishin vështirësi ambientimi me kampionatin “e fortë” dhe të ashpër, tani duhet të reflektojë për të ndryshuar mendje.

Tirana po funksionon shumë mirë, ndërsa gjithçka ka nisur në mënyrën e duhur në këtë sezon ndryshe nga të tjerët, ku bardheblutë luftojnë për t’u rikthyer në elitë dhe jo për të fituar titullin, ashtu siç ndodh rëndom me këtë ekip.

STATISTIKAT

Tirana vuajti disi në ndeshjen hapëse të kampionatit në “Selman Stërmasi” ndaj Ilirisë. Bardheblutë fituan vetëm 1-0 dhe goli erdhi në minutën e 80-të. Të gjithë hodhën dyshime se Tirana nuk do ta kishte autostradë në këtë kampionat, ashtu siç mund të mendohej fillimisht.

maveje tirana

Por, skuadra shpërtheu në javën e dytë. Në një transfertë të vështirë në Pogradec ndaj skuadrës vendëse, shumica nxituan të vinin “baste” se do të ishte ndalesa e parë e ekipit më të titulluar në vend. Por, ndodhi e kundërta me bardheblutë që fituan 3-0 dhe bindën me lojën e tyre.

Ndërsa sfida e javës së fundit ishte më shumë si miqësore. Përballë Naftëtarit, Tirana fiton lehtësisht 3-0, ndërsa nuk e vendos asnjëherë në diskutim 3-pikëshin. Shtatë gola të shënuar, asnjë i pësuar dhe nëntë pikë të plota e pozicionojnë ekipin të vetëm në krye të Grupit B.

tirana

Asnjë prej skuadrave të tjera të Kategorisë së Parë nuk i ka këto shifra. Edhe pse janë luajtur vetëm tri ndeshje, Tirana po tregon se ka diferenca me ekipet e tjera që marrin pjesë në Kategorinë e Parë. Bardheblutë e kanë nisur në mënyrën e duhur kampionatin dhe janë në rrugë të mbarë drejt rikthimit në Superiore.

PËRGJYSMIMI I PIKËVE

Gjithsesi është ende shumë herët për të menduar për festë. Formula e kampionatit të Kategorisë së Parë ka ndryshuar që nga sezoni i kaluar. Brenda një viti “luhen dy kampionate”. Pas dy fazave të para, në të tretën ka përgjysmim të pikëve, në një kohë që pesë ekipet e para ndeshen mes tyre në fazën “play-off” duke e bërë garën më të fortë.

tirana

Kjo do të thotë se Tirana mund të krijojë diferencë edhe 10 pikë me skuadrën e dytë, por kur të nisë faza e tretë, përgjysmimi i pikëve bën që diferenca të ngushtohet ndjeshëm. Në këtë mënyrë, Tirana duhet të bëjë durim, pasi gara është e gjatë.

BESAR BOZGO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"