Shifra e majme, nuk do ta besoni sa kushton ora që Pep Guardiola mbajti në dorë ndaj Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 21:03

Shifra e majme, nuk do ta besoni sa kushton ora që Pep Guardiola mbajti në dorë ndaj Realit

Pep Guardiola është një nga njerëzit e paktë në botë që mund të mburret se mban në dorë një orë Richard Mille 27-01. Kjo orë është projektuar posaçërisht për nder të tenisitit Rafael Nadal, dhe vetëm 50 kopje u prodhuan dhe u shpërndanë personave specialë në mbar botën. Një ndër ta ishte dhe Pep Guardiola.  

a37d4114-9118-4200-9d99-87a6bad93815-780x439

Ora vlen plot 1.3 milionë euro dhe peshon vetëm 18.83 gram. Është ora mekanike më e lehtë në botë dhe Guardiola e mbajti në ndeshjen me Real Madridin në “Santiago Bernabeu” dhe ia tregoi botës. 

cc5ea3dd-1f37-4233-b2b4-8abf18f6a83b

Kur doli për herë të parë në shitje kapte vlerën e 800 mijë eurove, por me kalimin e kohës vlera e tij pothuajse është dyfishuar. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"