Shënoi në finalen e botërorit ndaj Brazilit të Peles, ndërron jetë sulmuesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 15:56

Shënoi në finalen e botërorit ndaj Brazilit të Peles, ndërron jetë sulmuesi

Agne Simonson, një sulmues që ka shënuar për Suedinë në finalen e botërorit në vitin 1958 ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmin e konfirmoi federata suedeze e futbollit, por pa bërë të ditur shkaqet e vdekjes.

agne

Simonson shënoi golin e dytë të Suedisë në humbjen që kombëtarja e tij mori ndaj Brazilit 5-2 në finalen e Kupës së Botës të vitit 1958. Në atë ndeshje shënoi edhe Pele, dy gola.  Simonson ka bërë 51 paraqitje për Suedinë, ku ka shënuar 27 gola përfshirë katër gola në botërorin e 1958.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"