Shënoi golin e parë në Superiore, Roloviç: Ju tregoj marrëveshjen e lojtarëve me trajnerin Duro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 18:13

Shënoi golin e parë në Superiore, Roloviç: Ju tregoj marrëveshjen e lojtarëve me trajnerin Duro

Ognjen Roloviç ishte autori i golit të parë për Kamzën që i dha avantazhin skuadrës së Duros në sfidën ndaj Kastriotit. Në prononcimin për “Supersport” pas ndeshjes, sulmuesi malazez zbuloi se trajneri i kishte pyetur lojtarët për rolin ku ata ndiheshin më mirë. Të gjithë lojtarët dhanë aprovimin dhe kjo sipas Roloviç ishte diçka pozitive që e ndihmoi Kamzën.

bandicam 2018-09-15 18-05-21-375

“Ndihme shumë mirë për golin e parë në Superiore. Por kryesorja është që ekipi arriti të triumfonte. Kemi bërë disa ndryshime. Kemi vijuar të jemi pozitiv në stërvitje. Kemi kryer atë që na është kërkuar, shpresoj që në ndeshjet e tjera, të vazhdojmë me këtë ritme”.

Lëvizjet e trajnerit Duro në pozicionet, si ndihesh?

Trajneri ka biseduar me ne dhe na ka pyetur ku ndihemi me mirë. Na ka pyetur ku jemi më të fortë. Ka pasur një marrëveshje. Nuk ka qenë çështje trajneri, edhe ne kemi dhënë aprovimin tonë se ku ndihemi më mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"