Shënoi golin e fitores ndaj Kukësit, Peposhi: Do të jetë luftë e fortë, por Teuta ia del

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 10:11

Shënoi golin e fitores ndaj Kukësit, Peposhi: Do të jetë luftë e fortë, por Teuta ia del

Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Kukësit. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini ka arritur një fitore me vlera ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesën në Superiore. Pas fitores së djeshme ndaj Kukësit, autori i golit nga pika e bardhë e penalltisë, Ergys Peposhi u shpreh për “Panorama Sport” se pavarësisht fitores, lufta për t’u ngjitur në renditje do të jetë e fortë:

peposhi teuta

“Ishte një sfidë që e kishim vlerësuar maksimalisht. Çunat dhanë më të mirën dhe kishim shpirt gare dhe agresivitet. Normalisht, luajtëm ndaj një kundërshtari, i cili është mjaft i fortë. Tashmë ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të shohim përpara për ndeshjen e radhës që e kemi brenda pak ditësh.

Sigurisht, lufta për t’u ngjitur në renditje do të jetë e fortë dhe e ashpër deri në fund. Besoj se i kemi të gjitha shanset për t’u ringjitur sërish më shumë në renditjen e Superiores”, përfundoni prononcimin mesfushori i Teutës. Durrsakët do të zhvillojnë takimin e radhës në mesjavë kundër Tiranës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, e cila do të zhvillohet po në Durrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"