Sfida në Shkodër/ Teuta e transfertës, pika e forcës kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2024 | 18:17

Sfida në Shkodër/ Teuta e transfertës, pika e forcës kundër Vllaznisë

Një nga takimet më të rëndësishme të javës së 23-të do të luhet këtë të shtunën në orën 17:00 në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Teutës. “Djemtë e detit” synojnë të ruajnë ecurinë e mirë të javëve të fundit, pikërisht në Shkodër. Prej disa ndeshjeve, Teuta nuk ka pasur një ecuri shumë të favorshme kundër Vllaznisë.

teuta

Në dy ndeshjet e këtij sezoni, është mposhtur përballë shkodranëve, në të 2 sfidat. Skuadra e Edi Martinit ka nisur një seri të konsiderueshme pathyeshmërie në kampionat.

Për durrsakët në Superiore, asnjë humbje në katër javët e fundit. Në takimin ndaj Vllaznisë nuk do të jetë një prej lojtarëve kryesor që është Ledio Beqja.

Gjithsesi, Martini ka alternativa që mund ta zëvendësojnë, siç është Lloci, i cili po bën mirë, apo dhe Daja, teksa Klejdi Daci është njeriu ku i ka kthyer sytë trajneri përsa i përket realizimit të golave.

Një sfidë shumë e rëndësishme, si për Teutën që ka si objektiv të largohet nga kreu po ashtu edhe për Vllazninë që kërkon të evitojë përjashtimin nga gara për titull.

TRANSFERTAT- Nga analiza e fakteve spikat një detaj jo i parëndësishëm, përkundrazi, është një element që është domethënës për vazhdimësinë e garës dhe për pozitat e skuadrave në klasifikim.

Në transfertë për Teutën janë 10 pikë, dëshmi se ky ekip mund të sigurojë edhe në Shkodër tri pikë falë qëndrueshmërisë në lojë e rezultate dhe që i arrin këtë edhe në fushat kundërshtare. Statistikat janë të tilla që, Teuta meriton respekt në lidhje me transfertat, pasi di të fitojë edhe jashtë “Niko Dovanës”.

Në 11 ndeshje janë, fituar 2, barazuar 6 dhe humbur 5. Është ky bilanc që ndikoi dukshëm në pozicionin aktual të Teutës, me mundësi deri ne 90 minutat e fundit për të synuar ringritjen.

Të veçanta fitoret ndaj rivalëve kryesorë për titull si Egnatia dhe Dinamo. Barazime edhe në fushat e vështira të Laçit, Partizanit, Kukësit. Pikët e transfertës janë tregues i denjë që dhe të shtunën, Teuta mund t’ia dalë.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"