Serxhi Roberto kushton 500 milionë euro, ja klauzolat e çmendura te Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 19:41

Serxhi Roberto kushton 500 milionë euro, ja klauzolat e çmendura te Barcelona

Transferimi i Nejmar it te PSG-ja për 222 milionë euro dhe pagesa e klauzolës nga ana e PSG-së, bëri që Barcelona dhe drejtuesit e saj, të kuptonin gabimin që bënë.

Madje, shërbeu si një mësim i mirë që të mos përsëritet në të ardhmen. Bartomeu dhe stafi i tij kanë vendosur që t’i blindojnë yjet e skuadrës duke u vendosur klauzola të larta për të mos i humbur me çmime të ulëta. Gazetat spanjolle kanë zbuluar disa nga shifrat e çmendura që duhet të paguajnë skuadrat e tjera për të transferuar njërin prej lojtarëve katalanas.

fc_barcelona_football_tickets

RINOVON ROBERTO – Ditë rinovimesh në kampin katalanas. Pas Pikesë, ka firmosur rinovimin deri në vitin 2022 edhe mesfushori Serxhi Roberto. Lajmin e bëri të ditur faqja zyrtare e Barcelonës, që njoftoi se bashkëpunimi mes lojtarit dhe skuadrës, do të vazhdojë edhe për 4 vitet e ardhshme. Klauzola e tij do të jetë 500 milionë euro, po ashtu si ajo e Pikesë. Serxhi Roberto është një lojtar që mund të bëjë disa role në fushë dhe për këtë fakt, Valverde e vlerëson maksimalisht.

Roberto dhe Mesi

MESI MË I SHTRENJTI – Nuk mund të ishte ndryshe: Lionel Mesi është lojtari më i shtrenjtë në kampin katalanas. Kartoni i argjentinasit ka vlerën e 700 milionë eurove, por edhe ai i vendosi Barcelonës një klauzolë për t’u larguar në rast se shpallet pavarësia e Katalonjës dhe këta të fundit vendosin të braktisin La Ligën.

Lista

Pas Leo Mesit renditen dy lojtarët, që rinovuan kontratat ditët e fundit, Pike dhe Serxhi Roberto. Klauzolat e tyre janë nga 500 milionë euro. I katërti në listë është Kutinjo, i cili ka klauzolë 400 milionë euro. Shihet qartazi që çmimet deri tani kanë pasur logjikë, ndërsa me rinovimet që po bëhen, Barcelona kërkon t’i bëjë shifrat shumë të larta për të larguar të interesuarit.

UMTITI NË RREZIK – Por ka një gabim alla “Nejmar” në listën e klauzolave të zbuluara nga mediat spanjolle. Bëhet fjalë për atë të mbrojtësit Umtiti. Francezi ka qenë një nga zbulimet e katalanasve dhe ka tërhequr vë- mendjen e shumë skuadrave të tjera dhe Siti është gati ta transferojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"