Sauthgejt fton lojtarin e Çelsit në kombëtare, por sulmuesi s’ka… vendosur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2019 | 16:09

Sauthgejt fton lojtarin e Çelsit në kombëtare, por sulmuesi s’ka… vendosur

Dele Ali, Lingard, Çembërlein dhe Uan-Bisaka janë mungesat e mëdha të listës së Anglisë për kualifikueset e “Euro 2020” kundër Republikës Çeke dhe Bullgarisë.

ABRAHAMM

Por Garet Sauthgejt i ka dërguar ftesën e parë dyshes së Çelsit, Temi Abraham dhe Fikajo Tomorit. Sulmuesi i Çelsit, i cili po shkëlqen këtë sezon për skuadrën e Lampardit, nuk e ka vendosur ende se për cilën kombëtare do të luajë, pasi gëzon të drejtën për të përfaqësuar edhe vendin e origjinës, Nigerinë.

“Tre Luanët” e kanë bërë lëvizjen e parë dhe tani topi është në fushën e 22-vjeçarit, i cili festoi datëlindjen me golin e parë në Champions të mërkurën kundër Lilës. Në Premier Ligë ai ka shënuar 7 gola këtë sezon. “Është golashënues në kampionat dhe një lojtar që e ka shfrytëzuar shansin e Lampardit. Është një ftesë e merituar”, shpjegoi trajneri Sauthgejt.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"