Sarri: Afrimin e Ançelotit e mësova nga TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 13:00

Sarri: Afrimin e Ançelotit e mësova nga TV

Fillimi i sezonit me Çelsin ka kaluar pritshmëritë dhe skuadra e tij po shkëlqen në kampionat. Për Maurcio Sarrin nuk ka mëri ndaj Napolit, por i intervistuar nga “Il Mattino”, tekniku ka shpjeguar mënyrën e çuditshme se si u njoftua për afrimin e Karlo Ançelotit.

sarri

“Fjalët nuk mungonin, por nuk kishte asgjë zyrtare, aq më tepër që me presidentin po diskutonim për të ardhmen time në klub. Nuk e di përse më larguan, por do të kenë pasur arsyet e tyre, ashtu siç kishin edhe shumë motive për të më mbajtur ende në krye të ekipit. Në fakt isha duke darkuar me asistentin e drejtorit sportiv, Xhuntoli, kur hapëm televizorin dhe lexuam lajmin për firmën e Karletos me Napolin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"