Salihi: Ndeshja do të vendoset nga goditjet standarde, pa fitore nuk ka mbyllje të suksesshme të ciklit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2021 | 20:30

Salihi: Ndeshja do të vendoset nga goditjet standarde, pa fitore nuk ka mbyllje të suksesshme të ciklit

Zv.trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi në një prononcim për RTSH foli për zgjedhjet në formacion të trajnerit Edi Reja, komentoi zgjedhjen e Seferit si titullar, si dhe u shpreh se vetëm me fitore do të mbyllej në mënyrë të mirë cikli i Shqipërisë në këto eliminatore.

Salihi

Gjendja pas humbjes: ‘’Nuk ka qenë mundësia me përgatit ndeshjen më të mirë. Jemi munduar të përgatisim më të mirën e mundshme dhe kemi fatin që në grup kemi lojtar me kualitet dhe diferencat nuk janë të mëdha, kanë qenë gjithmonë në Kombëtare, e meritojnë të jenë këtu jo nga situatat e tjera.

Trajneri e ka kërkuar ta këtë Seferin titullar pasi kërkon më shumë thellësinë, ndërsa Muçi do hapësirë, por Andorra luan shumë ngjeshur dhe Seferin e kërkon shumë mirë thellësinë dhe luan prapa shpine.

Ne gjithmonë mundohemi të përgatisim ndeshjen në varësi të kundërshtarit, do të kërkojmë të hapim linjat, të kërkojmë topin n thellësi dhe do të jetë ndeshje që do të vendoset nga goditjet standarde.

Luajmë për fitore, do të kërkojmë të mbyllim një cikël që për ne ka qenë mjaft i mirë, kemi bërë progres në të gjitha eliminatoret e tjera si në lojë dhe në pikë, pa këtë fitore nuk do të quhej i suksesshëm, duhet të fitojmë me mbyll eliminatoret e mira’’, e mbylli fjalën e tij Hamdi Salihi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"