Salah bën gati “valixhet”, Liverpuli kërkon të gjejë pasuesin te… Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 12:40

Salah bën gati “valixhet”, Liverpuli kërkon të gjejë pasuesin te… Barcelona

Muhamed Salah pritet të largohet në përfundim të këtij sezoni, me “faraonin” që e pret një kontratë sheikësh në Arabinë Saudite.

salah-683x450

Largimi i tij do të krijonte një boshllëk të rëndësishëm tek Liverpuli dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit të kuq kanë nisur që tani sondazhet për të gjetur pasuesin e tij të mundshëm.

Sipas mediave angleze dy janë kandidatët kryesorë për të marrë vendin e tij, bëhet fjalë për Ansu Fati, pjesë e Brajtonit këtë sezon, por në pronësi të Barcelonës. Emri tjetër është Rafinja, sërish pjesë e Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"