Rruga drejt Tiranës/ Liga e Konferencës zhvillon takimet e fundit të grupeve, ja sfidat e mbrëmjes së sotme
Liga e Konferencës zhvillon sonte në mbrëmje ndeshjet e saj të fundit të fazës së grupeve duke i’u afruar më shumë rrugës drejt Tiranës.
Në orën 18:45, do të luhen 8 ndeshje, ku Roma e Murinjos dhe e Kumbullës e kualifikuar tashmë do të përballet në transfertën e Sofies ndaj CSKA-së.
Ndeshjet e tjera do të jenë: Alashkert-Makabi Tel-Aviv, AZ Alkmar-Randers, CFR Kluzh-Jablonec, Zorja-Bodo/Glimt, Gent-Flora Talin, LASK Linz-HJK, Partizan Beograd-Anorthosis.
Në orën 21:00 do të luhen 7 takime, ku Bazeli i kualifikuar do të përballet për vendin e parë në grup ndaj Karabakut.
Sfidat e tjera do të jenë: Kopenhagen-Slovan Bratislava, Fejnord-Makabi Haifa, Omonia-Kairat Almati, PAOK-Linkoln Red Imps, Union Berlin-Slavia Pragë dhe Viteshe-Mura.
Takimi, Totenhem-Ren është shtyrë zyrtarisht nga UEFA për shkak të rasteve të shumta me Koronavirus të skuadrës londineze të Antonio Kontes.
NDESHJET E MBRËMJES SË SOTME NË LIGËN E KONFERENCËS –
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"