Rrogat e majme, zbuloni cilët janë trajnerët më të paguar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 22:54

Rrogat e majme, zbuloni cilët janë trajnerët më të paguar

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola dhe rivali i tij Jyrgen Klop, janë trajnerët më të paguar në Premier Ligës, sipas të dhënave që zbuloi këtë javë gazeta franceze “L’Equipe”. Trajneri katalanas, i cili e ka udhëhequr Sitin drejt tripletës sezonin e shkuar dhe 5 titujve kampion, 2 Kupa FA dhe 4 Kupa Karabao gjatë kohës së tij në “Etihad”, konsiderohet një nga trajnerët më të mirë në botë.

Klopp-and-Guardiola1709995740-0

Në Mançester ai paguhet me 1.66 milionë paund në muaj, ndërsa ndjekësi i tij më i afërt është Jyrgen Klop, që fiton në “Anfield” 1.25 milionë paund në muaj. Por Diego Simeone është më i paguari, me 2.42 milionë paund tek Atletiko. Ata ndiqen nga Alegri i Juves (920 mijë paund në muaj) dhe Poçetino i Çelsit (870 mijë paund).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"