Rrezikon burgun për shkelje të privatësisë, shpërthen Vanda Nara: E vërteta gjithmonë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 17:36

Rrezikon burgun për shkelje të privatësisë, shpërthen Vanda Nara: E vërteta gjithmonë…

Bashkëshortja e Mauro Ikardit, Vanda Nara rrezikon 4 muaj burg për publikimin e disa të dhënave personale në rrjetet sociale (duke përfshirë numrin e telefonit celular dhe emailin) e ish-burrit, Maksi Lopez.

maxwand

Mediat italiane raportojnë se modelja dhe prezantuesja argjentinase, në një postim të datës 22 qershor 2015 ka dhunuar privatësinë e Lopezit dhe ka dëmtuar atë gjatë lëvizjes të merkatos në verën e atij viti.

wdwd

Në një prononcim të shkurtër në Milano për gazetarin Valerio Stafeli të emisionit “Striscia la Notizia” Vanda e ka mohuar akuzën për përhapjen e numrit të telefonit të Maksi Lopezit duke u shprehur: “ E vërteta gjithmonë fiton”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"