Rreth 5 mijë bileta të shitura, ja sa tifozë pret Tirana për derbin me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2022 | 12:35

Rreth 5 mijë bileta të shitura, ja sa tifozë pret Tirana për derbin me Partizanin

Tirana dhe Partizani do të zbresin në fushë ditën e mërkurë në orën 20:00 në “Air Albania”, në derbin e kryeqytetit të vlefshëm për javën e 15-të të Superiores.

TIRANA 1

Klubi i Tiranës, që do të jetë dhe pritës në derbi, ka publikuar çmimet e biletave.

Çmimet variojnë nga 500 lekë të reja në 5000 lekë të reja. Biletat mund të gjenden në pikat e shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe stadiumi “Air Albania”.

Dje janë shitur rreth 5000 mijë bileta, ndërsa nga ana tjetër, Klubi Tirana u ka bërë thirrje gjithë bizneseve që duan të promovohen, të kontaktojnë me marketingun e bardhebluve për të vendosur reklama në stadium, ndërsa pret që të jenë mbi 12 mijë shikues.

Reklamat e tyre do të shfaqen në LED-in perimetral të fushës.

“Reklamo biznesin tënd në ekranin LED Perimetral gjatë ndeshjes derbi”, njoftonte klubi Tirana në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"