Rrëfimi special i mamasë së Zhorzhinjos: Brazili i tha të presë, ndaj fiton me Italinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2021 | 23:04

Rrëfimi special i mamasë së Zhorzhinjos: Brazili i tha të presë, ndaj fiton me Italinë

Një braziliane a do të bënte tifo kundër Brazilit? Po, për një rast të veçantë. Quhet Maria Tereza, luante futboll dhe luan ende për argëtim: është mamaja e një braziliani të natyralizuar italian që vesh fanellën “axurre” me numër 8. “Jam Zhorzhinjo Futebol Clube.

Zhorzhinjo cuni i mamit

Kundër çdo skuadre tjetër bëj tifo për Brazilin”, ka shpjeguar për “globoesporte.com”, mamaja nga Imbituba, atdheu ku ka lindur Zhorzhinjo.

HAPAT E PARË – Janë momente lavdie te Çelsi dhe në kombëtaren italiane në këtë periudhë për mesfushorin, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Hapat e tij të parë në botën e futbollit janë hedhur pikërisht falë mamasë: “Ishte shumë lodhëse për të sepse ishte i vogël në trup.

Për mua ka lindur me këtë dhunti. Unë i hidhja topin dhe përpiqesha ta bindja ta dominonte. Kur kisha një ditë të lirë, luanim tri apo katër herë në javë. Asimilonte shumë shpejt dhe mirë. Më pas shkoi në shkollën e futbollit. Thotë edhe sot që pjesët thelbësore ia mësova unë”.

NË KËMBË PËR TË PARË MAMANË – Gjatë karrierës së saj, Zhorzhinjo përpiqej gjithmonë të ndiqte mamanë: “Më kërkonte ta shoqëroja kur kishte ndeshje, më pas i thosha që nuk kishte vend në autobus. Megjithatë, këmbëngulte, më kërkonte të udhëtonte në këmbë. Më ka ndjekur shumë në futboll dhe më ka parë të luaj. Luaj ende sot, në mënyrë amatore”.

AS NË ËNDËRR – Pavarësisht lodhjes, të ndarë mes teorisë dhe stërvitjeve në plazh, as në ëndrrat e saj Maria Tereza nuk kishte imagjinuar që djali do të luante si protagonist një finale Europiani me Italinë. “Kur nisi të luante në shkollën e futbollit, mendoja, me zemrën e mamasë, se do të largohej nga unë. Megjithatë, kujtoja se në San Paolo, Rio apo Rio Grande, jo kaq larg në anën tjetër të oqeanit. I është dashur të bëjë shumë sakrifica për të mbledhur frytet sot. Asgjë nuk ka qenë falas për djalin tim”.

PËRSE JO BRAZILI? – Është pyetja që tifozët dhe telekronistët brazilianë shtrojnë: përse Zhorzhinjo nuk luan për “Seleçao”-n: “Kishte folur me kombëtaren braziliane. I kërkuan të presë, por deri kur do të kishte pritur? Karriera e një futbollisti është e shkurtër. Më tha që Brazili i kishte kërkuar të priste, por kombëtarja italiane e thërriste. Do të kishte dashur të luante për Brazilin, por nuk ishte faji i tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"