Rodrigez drejt largimit nga Milani, kuqezinjtë gjejnë zëvendësuesin në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 18:13

Rodrigez drejt largimit nga Milani, kuqezinjtë gjejnë zëvendësuesin në Angli

Rikardo Rodrigez më shumë mundësi do të jetë largimi i radhës nga Milani, me destinacionin e mundshëm që pritet të jetë Fenerbahçe.


rodrigez

Në këtë situatë, drejtuesit kuqezi janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e zviceranit, dhe duket se e kanë gjetur në Angli. Thuhet se “Djalli” ka nisur bisedimet me anglezët e Uigan, për mbrojtësin e majtë, Antoni Robinson.

Ky i fundit pëlqehet shumë nga italianët, të cilët e shohin atë edhe si një investim për të ardhmen, për shkak të moshës 22-vjeçare. Antonee-Robinson

Sipas asaj që shkruan “calciomercato”, anglezët kërkojnë të paktën 15 milionë euro plus bonuse për të hequr dorë nga shërbimet e futbollistit, një shumë e cila konsiderohet e lartë nga Milani, të cilët nuk ofrojnë më shumë se 10 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"