Robinjo dënohet me burgim, ja kushtet makabër në të cilat do të jetojë braziliani për 9 vitet e ardhshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 21:19

Robinjo dënohet me burgim, ja kushtet makabër në të cilat do të jetojë braziliani për 9 vitet e ardhshme

Sulmuesi brazilian Robinjo, është dënuar me 9 vite heqje lirie nga gjykata penale braziliane, me akuzën e përdhunimit në grup të një vajze shqiptare gjatë vitit 2017. Ai u arrestua në Brazil, dhe ligji nuk e lejonte ekstradimin e tij për në Itali, shtet ku kishte kryer krimin. Por tani mësohet se 40-vjeçari do të vuajë dënimin e tij në Brazil, dhe në një ndër burgjet më famëkeqe të këtij vendi.

1711040795333-1068x641

Burgu ndodhet në  Pernambuko, dhe është një ndër më të këqinjt e Brazilit. Kushtet e jetesës janë tmerrësisht të vështira. Numri i të dënuarve është shumë herë më i madh se sa e lejon ligji. Vendi ka një mungesë higjene të paparë.

Robinho-Burg-1-780x439

Në burg kryejnë dënimin njerëz me preçedent të madh penal, si terrorist, bosët e drogës, dhe përdhunues. Madje ka pasur raportime se brenda mureve ka edhe dhunë seksuale të të burgosurve me njëri-tjetrin.

1

Me sa duket, këto 9 vitet e ardhshme do të jenë ndër më të këqijat për ish-sulmuesin e Milanit dhe Mançester Sitit. Është e vështirë të imagjinohet se si një prej futbollistëve më të mirë të brezit të tij, të përfundojë në këto rrethana.

2

3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"