Rivalët e Shqipërisë në kualifikueset e Europianit/ Çekia dhe Polonia vijnë me probleme fizike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2023 | 21:22

Rivalët e Shqipërisë në kualifikueset e Europianit/ Çekia dhe Polonia vijnë me probleme fizike

Polonia është në telashe të mëdha sa i përket portës së saj. Polakët udhëtojnë drejt Tiranës për ndeshjen e së dielës dhe Fernando Santos do të duhet të mendohet mirë sa u përket portierëve që do të marrë me vete.

SHQIP

Është konfirmuar se do të mungojë Lukas Skorupski, për shkak dëmtimi. Këtij problemi i shtohet edhe gjendja e Vojçeh Sheznit, pasi portieri i Juventusit ka qenë spektator në javën e fundit me bardhezinjtë. Kësisoj, në ndeshjen ndaj Shqipërisë, titullar mund të jetë Bartlomiej Dragovski, i cili luan në Serinë B me Specian.

Një mungesë tjetër është ajo e Nikola Zalevskit të Romës. Sa u përket çekëve, mbrojtësi i djathtë, David Doudera i Slavias së Pragës, ka lënë grumbullimin. Në vendin e tij ka ardhur Lukas Masopust po i Slavias.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"