Rivalë në Ligën e Kampioneve, Tiago Silva nuk kursen fjalët e mira për Halandin: E mrekullueshme të luash kundër tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2020 | 17:33

Rivalë në Ligën e Kampioneve, Tiago Silva nuk kursen fjalët e mira për Halandin: E mrekullueshme të luash kundër tij

Kapiteni i PSG-së Tiago Silva foli me superlativa për sulmuesin e talentuar të Borusia Dortmundit Erling Haland.

Ligue-1-PSG-Ligue-1-in-Amiens-Thiago

Pas përfundimit të sfidës së çmendur në kampionatin francez kundër Amiens, veterani brazilian çmoi talentin e 19-vjeçarit norvegjez, por shtoi se kampionët e Francës nuk i frikësohen përballjes me verdhezinjtë gjermanë ditën e martë në kuadër të fazës 1/16 të Ligës së Kampioneve.

erling-haaland-borussia-dortmund-2019-20_to355ukxzwle1imgets9nq489

“Ai (Haland) ka shënuar shumë gola. 9 gola në 6 ndeshje është diçma e jashtëzakonshme. Shpresoj që ne të jemi të vëmendshëm në ndeshje dhe ai të mos shënojë kundër nesh, uroj të shënoj në kampionatin gjerman. Për ne është diçka e mrekullueshme të luajmë kundër një futbollisti si ai, i cili sapo ka nisur karrierën. Nuk jemi të frikësuar, kemi shumë respekt për ta. E pashë ndeshjen e tyre. Shënuan 4 gola me teknikë të jashtëzakonshme dhe lëvizje tepër të vështira për t’u luftuar. Nëse jemi të bashkuar, mund të bëjmë një paraqitje të mirë kundër tyre”, deklaroi qendërmbrojtësi Tiago Silva.

Borusia Dortmund dhe PSG-ja do të përballen ditën e hënë në Gjermani për aktin e parë të raundit të 1/16-ve të Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"