Rinovoi kontratën me ekipin nga Katari, Ksavi gëzon sërish tifozët e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 14:10

Rinovoi kontratën me ekipin nga Katari, Ksavi gëzon sërish tifozët e Barcelonës

Megjithëse rinovoi kontratën me klubin nga Katari Al-Sadi, Ksavi Hernandez mund të largohet direkt e te Barcelona.
ksavi
Media spanjolle “Cadena SER” shkruan se ish-futbollisti katalanas ka një klauzolë në kontratën e re me klubin nga Katari. Nëse Barcelona i paraqet ofertë për të stërvitur ekipin  e parë, atëherë ai mund të largohet menjëherë drejt e në “Kamp Nou”. Pra, ish-kampioni i botës dhe Europës me Spanjën mund të largohet vetëm te Barcelona dhe në asnjë klub tjetër.

Kriza e rezultateve në javët e fundit në ekipin blaugrana kanë rritur presionin ndaj trajnerit aktual të Barcelonës Kike Setien, aq sa përflitet se ai do të shkarkohet nëse nuk fiton të paktën titullin kampion. Ksavi Hernandez është përfolur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Barcelonës.

Ai rinovoi kontratën me Al-Sadin deri në verën e 2021-shit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"