Rinovimet, ende në vend/ Kalendari, të kuqtë e Partizanit e kanë malore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 20:39

Rinovimet, ende në vend/ Kalendari, të kuqtë e Partizanit e kanë malore

Prej disa javësh, siç kanë lënë të kuptojnë edhe drejtuesit, Partizani po tenton të rinovojë me disa nga titullarët e ekipit, që nuk janë “blinduar” ende.

PARTIZANI SHEHI

Emra si Sota, Murataj, Atanaskoski, Bintsuka, Maget apo Sembene, kanë në tavolinë propozimet për rinovimin, por ende nuk është konkretizuar asnjë marrëveshje e re. Lojtarët po hezitojnë, ndoshta edhe për të ditur pozicionin e tyre me Shehin në krye.

Partizani ka përpara një kalendar shumë të vështirë, ku do të duhet të tregojë forcën për të tentuar kreun e renditjes e për të siguruar minimalisht katërshen sa më shpejt të jetë e mundur.

PARTIZANI

Të shtunën luhet ndaj Laçit dhe në mesjavë do të kërkohet kualifikimi në Kupë ndaj Apolonisë në një ndeshje të vetme. Pas fierakëve, “demat” luajnë ndaj Vllaznisë, Egnatias, si dhe në derbi ndaj Dinamos dhe Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"