Rikthimi në “San Siro” me gol, Naingolan: Tek Interi u trajtova si lojtar i vogël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 14:55

Rikthimi në “San Siro” me gol, Naingolan: Tek Interi u trajtova si lojtar i vogël

Shikon Interin dhe shënon, thuajse gjithmonë: 6 gola në karrierë kundër zikaltërve për Raxha Naingolanin. I fundit në “San Siro” me fanellën e Kaljarit, ditën e djeshme, në barazimin 1-1 që ndalon Konten: 

Nainggolan.Cagliari.2019.20.tiro.750x450

“Nga njëri krah më vjen keq që shënova”, është shprehur mesfushori belg në përfundim të ndeshjes. “Kam shumë respekt për Interin, tifozët dhe shokët, por në tjetrin jo, jam i lumtur. Më trajtuan disi keq, sikur të isha një lojtar pa vlerë…”. Lidhur me ndeshjen:

“U paraqitëm mirë, barazimi është i merituar, kishim ardhur për të luajtur ndeshjen tonë me personalitet dhe kurajë. Ndoshta disa episode kanë qenë në favorin tonë. Po flasim për futboll dhe momente të caktuara duhen rishikuar, jo vetëm te goli por edhe në rastin e kartonit të kuq”.

Në fund, një batutë lidhur me të ardhmen e tij, pasi kartonin e ka ende Interi në pronësi: “Kushedi?! Për tani jam i përqendruar dhe po argëtohem: po luftojmë për diçka të veçantë”. Koment edhe mbi Simeonen: “Zhvilloi një ndeshje të madhe, i mungon të shënojë por është edhe faji i tij, pasi tregohet shumë bujar. I them gjithmonë që të tregohet më egoist”, përfundoi Naingolan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"