Rikthimi i titullit nga KAS, pse po hesht Partizani?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 14:52

Rikthimi i titullit nga KAS, pse po hesht Partizani?!

Partizani ishte klubi i interesuar për vendimin e djeshëm të KAS-it të Lozanës për Skënderbeun, duke qenë se në sezonin 2015-2016, e ka mbyllur kampionatin në vendin e dytë.

partizanii

Madje, pas vendimit të Etikës më 23 qershor 2017, që i hoqi titullin klubit korçar, të kuqtë depozituan një kërkesë në FSHF, ku i bënin me dije institucionit të futbollit që të sqaronte çështjen e atij sezoni sa i përket ekipit fitues, duke qenë se Partizani mori pjesë edhe në Ligën e Kampioneve.

Drejtuesit e FSHFsë insistuan se duhej pritur vendimi i KAS-it. Ndërkohë, dje pasi u zbardh gjithçka, klubi i kuq nuk reagoi. Të pyetur nga “Panorama Sport”, zyrtarët e kuq nuk pranuan të komentonin këtë çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"